Albin Kurti i VV-së i cili fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë ka folur për dialogun me Serbinë.
“Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë”, theksoi Kurti.
“Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”, theksoi Kurti.