×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pas votimit pyetet se a do të mund ta formojë Qeverinë i vetëm – këtë përgjigje dha

    Insajderi
    14 February 2021 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka dhënë votën e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Me të përfunduar votimin, ai është deklaruar para mediave. Kurti është shprehur se sot është një ditë e bardhë e ndritshme, sot është dita e qytetarëve.

    Pas përfundimit të deklarimit të tij, Kurti është pyetur nga një gazetare se a mendoni se do të marrin mbi 50% të votave për të formuar Qeverinë të vetëm.

    Kurti ka dhënë një përgjigje të shkurt.

    “Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, tha Kurti përcjell Insajderi.


    Në qendrën e votimit Albin Kurti ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark