×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për Asociacionin: Nuk ka shansë për Republikë Serbe në Kosovë sikurse në Bosnjë

    Insajderi
    14 November 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e Asociacionit që u nënshkrua në vitin 2013 dhe 2015, nuk përputhet me Kushtetutën e Kosovës.

    “Marrëveshja që e nënshkruan paraardhësit e mi 10 dhe 8 vjet më parë nuk përputhet më Kushtetutën e Kosovës sepse shkelin frymën dhe shkronjat e kushtetueshmërisë sonë. Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Kosovë, 10 nga 38 komunat kanë kryetarë serbë, kemi 10 ulëse të rezervuara në Kuvend por serbët po i bojkotojnë pasi Beogradi po i urdhëron. Ne kemi qenë shumë gjenerozë me serbët në Kosovë, unë jam edhe kryeministri i tyre, dua t’i mbroj të drejtat e tyre.”

    Ai në një intervistë për median austriake, TV Thek tha se nuk ka shanse për Republikë Serbe në Kosovë.

    “Ata duhet të jetojnë në Kosovë, por nuk ka shanse për Republikë Serbe sikur në BeH, dhe ky është pikërisht qëllimi i Beogradit zyrtar”.

    Kurti ka thënë se ka ofruar të shkruajë një draft statut për asociacionin.

    “Unë kam ofruar që të nënshkruaj një draft-statut për vetmenaxhimin e komunitetit serb, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme, që duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e BE-së që ky asociacion nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv, asnjë shtresë të tretë të pushtetit, dhe qëndrimin e SHBA-së.”

    “Presidenti i Serbisë tha se nuk ka interes për të, por dëshiron që mos ta njohë kurrë Kosovën por të marrë një “shtet brenda shtetit”, që të krijojë jofunksionalitet. Këto lloj kërkesash nuk mund t’i pranoj por gjithçka që është brenda Kushtetutës, jam i gatshëm të diskutoj. Unë kam thënë në takime se nuk mund të ofroj kafe pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur”, u shpreh ai.

    “Asociacioni duhet të ketë kornizë ligjore demokratike dhe kjo është pavarësia e Kosovës, e njohur nga 117 shtete nga e gjithë bota”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark