×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti për barrikadat: Serbët vet i vunë, vet i hoqën

    Insajderi
    29 December 2022 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti teksa i falënderoi gazetarët për bashkëpunimin e veçmas për raportimin në veri të vendit, u shpreh se ende nuk janë në gjysmë të mandatit, por për këtë periudhë ka pasur progres.

    Kurti theksoi se edhe sfidat janë evidente. Megjithatë, ai foli edhe për zhvillimet e fundit dhe nisjes së heqjes së barrikadave gjatë të enjtes.

    Ndër të tjera, Kurti tha se viti 2023 do të jetë viti i Vettingut. Për opozitën u shpreh se nuk kanë ide, përveç heqjes së TVSH-së.

    “Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark