×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zhgënjyese-Albin Kurti tërhiqet nga Bashkimi Kombëtar: Nuk mund të përcaktojmë data e mënyra

    Insajderi
    26 November 2021 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dikur Albin Kurti ishte tejet i zëshëm sa herë që diskutohej për bashkimin me Shqipërinë. Sot, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës e Shqipëri, Kurti mes rreshta la të nënkuptohej se është tërhequr nga ideja e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan Insajderi.

    Kur nga gazetarët u pyet se a do të ndodhi dhe kur Bashkimi Kombëtar, Kurti tani në cilësinë e kryeministrit u shpreh se nuk munden që të vendosen mbi procese dhe të përcaktojnë data e mënyra.

    “Mu më duket që ka më shumë një moskuptim sesa keqkuptim, tek çështja e bashkimit të shqiptarëve. Ai nuk është një gjësend të cilin e zgjedhim apo e përzgjedhim. Pra ai është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh neve. Prandaj nuk mund të vendosemi ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra”, ka thënë Kurti.

    Në anën tjetër Rama është pyetur se si do të votonte nëse do të bëhej një referendum për bashkimin kombëtar.

    Rama e ka quajtur provokim pyetjen nga gazetari kosovar, por është përgjigjur se nëse do të bëhej një referendum për bashkimin kombëtar, ai do të votonte hapur “po”.

    “Kjo është pyetje apo është “provokacja” sepse unë s’kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur “po””, tha Rama para gazetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark