×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për hapjen e Urës së Ibrit: Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona

    Insajderi
    10 September 2024 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti nga veriu i Mitrovicës ka thënë se janë gati për hapjen e urës së Ibrit, por po presin miratimin e QUINT-it dhe KFOR-it.

    Kurti tha se kanë bërë vlerësimin e qëndrueshëmrisë në aspektin fizik dhe teknik së Urës së Ibrit, pastrimin e mjedisit rrotull dhe se ka kaluar një kohë nga raporti preleminar.

    Më tej, ai theksoi se Ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, sepse sipas tij liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë.

    Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Kurti para mediave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark