Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video në llogarinë e tij në ‘Instagram’ që tregon punimet në rrugën Prizren-Tetovë.
Ai tha se po e fillojnë me segmentin Struzhë – Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren, për të punuar çdo ditë deri në realizimin e kësaj lidhje infrastrukturore aq të dëshiruar.
“Nis puna në rrugën Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete historike të dy shteteve fqinje, me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë: