Kurti për takimin Gjuriq-Radoiçiq: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë dhe përpjekje për destabilizim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për takimin Gjuriq-Radoiçiq: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë dhe përpjekje për destabilizim

    Insajderi
    13 March 2024 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

    Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se ky takim paraqet përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Federatën Rusë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

    Por sipas tij, është edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sponsorizimin dhe orkestrimin e sulmit terrorist në Banjskë.

    “Milan Radoiciq është i lirë edhe i mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia. Që nga 24 shtatori, ne kemi kërkuar të merren masa për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Kemi kërkuar ekstradimin e terroristëve që vranë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku në Kosovë”, ka deklaruar ai para kabinetit qeveritar.

    Kurti më tej ka theksuar se Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, “ani pse përfshirja e saj direkt është bërë e njohur publikisht e botërisht”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark