×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti për targat e letërnjoftimet: Lajçak ka qenë në dijeni për veprimet tona

    Insajderi
    01 July 2022 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka qenë i njoftuar vazhdimisht me veprimet e qeverisë përfshirë vendimin e fundit për targat dhe letërnjoftimet e Serbisë.

    “Edhe Lajçak ka qenë vazhdimisht i njoftuar për veprimet tona”, tha Kurti sot.

    Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, nga Beogradi, dje tha se vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për targat ia ka ndërruar “temat dhe planet” e vizitës së tij në Kosovë e Serbi.

    “Ne patëm një bisedë serioze mbrëmë për situatën dhe natyrisht duhet të shikojmë për zgjidhje përmes dialogut dhe jo konfrontimit. Erdha në rajon për të përgatitur për takimin e ardhshëm të liderëve dhe për biseduar për progresin në normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim situatën e krijuar. S’duhet të lejojmë të ketë krizë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark