×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti përkujton dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish

    Insajderi
    29 January 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24- vjetorin e masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 21 dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e civilë, të rënë më 29 janar të vitit 1999 në këtë masakër.

    Te lapidari në Vraniq të Gjakovës, Kurti bëri homazhe dhe kujtoi katër dëshmorët e familjes Lleshi.

    Prendi dhe Mema ranë dëshmorë më 28 janar 1999 në betejën e Godenit, ndërsa Marku dhe Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit.

    Kurti kujtoi dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala duke vendosur lule të freskëta te ura e Bishtazhinit, ndërsa në  Gadish nderoi jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i rënë dëshmorë​ më 28 janar 1999.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark