×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti përkujton Ilir Konushevcin e Hazir Malajn në 25 vjetorin e rënies

    Insajderi
    09 May 2023 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri, Albin Kurti sot ka bërë homazhe tek varret e Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malajt, për të kujtuar 25 vjetorin e rënies së tyre.

    Kurti duke kujtuar veprën e tyre ka deklaruar se dëshmorët e kanë kryer punën më të madhe për Kosovën, e si të tillë duhet të jenë udhërrëfyes për hapat e mëtutjeshëm.

    “Pjesën kryesore dhe më të madhe të ecjes politike e shoqërore në vendin tonë e kanë kryer dëshmorët e kombit. Neve na ka mbetur një pjesë më e vogël, por e rëndësishme e punës, e cila bëhet mirë e mbarë duke i pasur si udhërrëfyes dëshmorët dhe martirët, të cilët janë edhe dëshmi e krimeve të Serbisë në Kosovë, por njëkohësisht edhe e vullnetit të paepur të popullit tonë për liri”, ka thënë kryeministri.

    “Iliri dhe Dr. Haziri na bënë bashkë të gjithë neve. Janë dëshmorët e kombit të cilëve asnjëherë nuk mund t’ua lajmë borxhin. Lavdi”, ka shtuar ai./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark