×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kurti po bën pazar me Zajednicën”, Duriqi: Aleatët problemin e kanë me kryeministrin

    Insajderi
    16 March 2024 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Visar Duriqi tha se Albin Kurti po bën “pazar” me Zajednicën dhe kërkon që në këmbim Bashkimi Europian t’i heq sanksionet Kosovës.

     “Nga ajo që kemi parë deri tani është që për ne është e befasishme që Kurti ka pranuar gjithë atë damkosje për Zajednicën, por që del që nuk e ka pranuar. Ai po pret që Zajednica të ketë një dëmshpërblim. Kërkon që në këmbim BE para procesit zgjedhor duhet të merret vendimin të heq sanksionet”, tha ai.

    Më tej, ai tha se aleatët nuk kanë probleme me popullin e Kosovës por me qeverinë dhe në veçanti me Kurtin.

    Të themi të drejtën në Kosovë e kemi këtë situatë. Pra, bashkësia ndërkombëtare nuk ka probleme me shtetin e Kosovës, nuk ka problem me qytetarët e këtij vendi, por ka problem me qeverinë e këtij vendi. Pra, jemi në një situatë që nuk ka qene e mëhershme, por në këtë fazë kemi arritur në këtë fazë, ku bashkësia kombëtare nuk po e konsideron më qeverinë e Kosovës. Disa herë dhe ambasadori amerikan në Kosovë dhe diplomatë të tjerë e kanë përsëritur që kufijtë e Kosovës nuk diskutohen. Bashkësia Kombëtare për momentin ka probleme me qeverinë dhe me një emër të përveçëm Albin Kurtin, se nuk po e konsideron si partner për shkak të këtyre zhvillimeve të pakordinuara”, tha Duriqi në  “Ballkan Update”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark