×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kurti po përpiqet t’i dëbojë serbët me lëvizje të njëanshme”

    Insajderi
    11 November 2022 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kurti po përpiqet t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre me lëvizje të njëanshme dhe në këtë po e mbështesin Gjermania dhe Britania e Madhe”.

    Kështu ka pretenduar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Francë, ku do të marrë pjesë në një forum paqeje.

    Pas takimit me të dërguarin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Josep Borell, Vuçiq tha se Kosova ishte tema kryesore.

    Sipas tij, ata kanë diskutuar për të parë nëse ka ndonjë mënyrë për të arritur një zgjidhje kompromisi.

    “Është diçka që nuk mund të të lërë indiferentë, e të mos të japë mundësi të bësh gjëra të tjera të mira – tha Vuçiq për Tv Pink.

    “Lajmi i keq është se Kurti po përpiqet t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre me lëvizje të njëanshme”, tha Vuçiq.

    Vuçiq tha se Borelli dhe Lajçak ndanë me të detajet e bisedës me Kurtin, duke shtuar se nuk ishin optimistë.

    “Është e vështirë të gjesh një propozim racional kur e di se kush duhet të fajësohet dhe e di se ai ka mbrojtjen e vendeve të fuqishme që i thonë atij se ai po e merr rrugën e tij. Ai mund të bëjë çfarë të dojë, të bëjë çfarë të dojë, gjithmonë do të ketë mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe”, tha Vuçiq.

    Vuçiq tha se Serbia nuk do të heqë dorë nga asgjë e saj. Ai shton se nuk do të heq dorë as nga e drejta ndërkombëtare publike.

    “Dhe ata do të heshtin përgjithmonë. Kurti mund të bëjë çfarë të dojë dhe nuk do të marrë asnjë paralajmërim. Dhe nëse serbët i përgjigjen dhunës në Prishtinë, për gjithçka do të fajësojnë Serbinë”, tha Vuçiq.

    Vuçiq ka komentuar edhe shpalljen e zgjedhjeve në komunat serbe ku janë dorëhequr kryetarët serbë.

    “Ata nuk duan fare të kenë serb në sistemin e tyre. Tregon se sa të etur janë ata për të shkaktuar incidente dhe kaos. Është e qartë se ata po përgatiten për këtë”, ka theksuar Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark