×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti premtonte rimëkëmbjen e Trepçës, por pagat e minatorëve nuk dalin para datës 14

    Insajderi
    12 August 2023 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që premtonte rimëkëmbjen e Trepçës nuk po ia dal që as pagat të ja sigurojë punëtorëve të kësaj ndërmarrje. Minatorët e Trepçës kanë njoftuar të enjten e kësaj jave se ka nisur grevën pasi nuk u janë dhënë paga.

    Kjo është hera e dytë këtë vit që minatorët hynë në grevë në më pak se dy muaj.

    Pagat e minatorëve të Trepçës për muajin korrik do të ekzekutohen të hënën.

    Këtë e ka konfirmuar për KP, Enis Abdurrahmani, u.d. kryeshef ekzekutiv i Trepçës.

    Këta punëtorë që po marrin pagat në gjysmën e muajit gusht, para tre viteve kryeministri Kurti u kishte thënë se do i kthehet shkëlqimi Trepçës. Teksa premtonte revitalizim të kësaj ndërmarrje.

    “Punishtet kanë mbetur ashtu si ishin, pa investime e pa mirëmbajtjen e duhur. Prodhimtaria është e mangët e minatorët janë rralluar e moshuar”, tha ai Kurti, duke shtuar se tani është një qeveri, e cila do të kujdeset për pasuritë publike, ngase Trepça është thesar publik të cilin ne duam ta revitalizojmë dhe t’ia kthejmë shkëlqimin e saj”, kishte thënë Kurti

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark