×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti pyetet se a ka dëshirë të jetë kryeprokuror, kjo është përgjigja e tij

    Insajderi
    24 April 2023 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth marrëveshjes se Ohrit ai tha se do të zbatohet pa vonesa.

    Kur u pyet nga gazetarët mos i ka rënë pishman që është kryeministër a mos ka dëshirë që të ketë kryeprokuror, kjo referuar deklaratave për mos punë në sistemin e drejtësisë.

    “Unë nuk jam penduar që jam kryeministër besoj që njësoj e kanë ndjenjën kolegët e mi nga Qeveri e pa dyshim edhe shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës. Është evidente që me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë ndryshuar legjislativi dhe ka ndryshuar ekzekutivi ka filluar transformimi i madh demokratik e zhvillimor i vendit tonë”, tha Kurti.

    Ndërsa u shpreh se është i gatshëm për takimin e 2 majit dhe se pret rezultatet konkrete.

    “Ajo që është e dosmosdoshme është një sistem i drejtësisë, një prokurori aktive një gjyqësor efikas, që të gjithë këta të jenë të mençur të ditur me një integritet profesional dhe personal e patriot në mënyrë që të sjellin edhe drejtësi për qytetarët. E kur them drejtësi mendoj edhe për viktimat e luftës për shkak të agresionit dhe gjenocidit të Serbisë por mendoj edhe për viktimat e korrupsionit e krimit të organizuar në periudhën e paqes”, u shpreh kryeministri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark