×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti refuzon të thotë prerazi nëse e kthen reciprocitetin ndaj Serbisë

    Insajderi
    12 February 2021 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, është pyetur për çështjen e reciprocitetit, ku për të cilën hezitoi të përgjigjet prerazi.

    Gazetari Astrit Gashi i ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë Kurtit duke i thënë se a do ta riktheni reciprocitetin me Serbinë?

    “A do ta riktheni reciprocitetin?”, ka pyetur Gashi.

    Ndërsa Kurti është përgjigjur me lajka duke mos dhënë një përgjigje definitive.

    “Reciprociteti është më thellë se plan sepse është parim. Pra ka një dimenzion normatikv përvec se atij utilitar dhe deri vonë nga koncepti i barazisë. Është parim themelor i marrëdhënieve ndërkombëtare. Pse do duhej të ishte kaq e jashtëzakonshme të vendosej reciprociteti, kur është gjëja më e zakonshme për një shtet që e thërret veten të pavarur dhe sovran. Ndoshta e ka bërë të pazakontë fakti që vendimi i parë që e mori qeveria që po ikë, ishte heqja e reciprocitetit”, është shprehur Kurti.

    Ndërsa tjetër gazetar e ka pyetur se kur do ta vendos reciprocitetin qeveria e tij nëse vjen në pushtet.

    “Kur do ta vendosni reciprocitetin?”, ka pyetur Panduri.

    “Është cështje ditësh ose javësh, por kurrësesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është një ndër gjërat e para që do ta bëjmë”, është përgjigjur Kurti.

     Ka pyetur përsëri Panduri.

    “Pra, në rast se Qeveria Kurti vjen në pushtet do ta vendos reciprocitetin?”.

    Megjithatë, Kurit përsëri ka hezituar të përgjigjet prerazi.

    “Po… shikoni, me 25 mars kanë rrëzuar një qeveri që e ka pasur reciprocitetin brenda programit si parim, që është më thellë si plan. Ne duam të vazhdojmë punët e mira aty. Vetëm nga pikëpamja e kësaj qeverie që po ikë, duket e pazakonshme. Pra, unë refuzoj ta pranoj pazakonshmërinë e reciprocitetit”, shtoi Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark