×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Polici ynë Afrim Bunjaku ka treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave

    Insajderi
    28 September 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, tha se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Seria është e përkushtuar që të shkatërrojë ura të bashkëpunimit, e jo të kontribuojë në ndërtimin e tyre.

    Në shënimin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, kreu i Qeverisë, shtoi se Policia e Kosovës ka treguar se ka dashur rend e qetësi duke treguar vendosmëri.

    Sipas tij, rreshteri i vrarë, Afrim Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar se e ka dashur shtetin para se gjithash.

    Kurti në këtë ceremoni pohoi se Qeveria është e vendosur për shtet të së drejtës e të barabartë për të gjithë, për çka e falënderoi komunitetin boshnjak për kontributin.

    “Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të fundit, sulmi terrorist në veri ka treguar për pohimet tona të parahershme. Kjo tregon përkushtimin e Serbisë që të shkatërrojë ura, e jo t’i ndërtojë ato. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike ka humbur jetë, duke treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave”.

    “Mundohemi për jetë të përbashkët e të gjitha komuniteteve e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komitetit boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe marrin pjesë në nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit në luftën kundër kriminalitetit. Kjo është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriut, e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark