×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti shihet duke hyrë në Kuvend (FOTO)

    Insajderi
    02 March 2023 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke hyrë në hollin e Kuvendit të Kosovës.

    Këtë seancë e ka thirrur vetë Kurti që të nis prej orës 22:00.


    Pak më parë, ka mbërritur edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Kujtojmë që debati ka nisur gjatë ditës, ndërkaq po vazhdon edhe sonte pas orës 22:00.

    Kryeministri Albin Kurti ka debatuar gjatë ditës në lidhje me këto çështje, ku më pas kishte thënë se në orën 16:00 do i duhej të shkonte, porse ishte shprehur i gatshëm të kthehej, në po këtë orë.

    Pas propozimit të shefit të ekzekutivit, Albin Kurti që në Kuvend të vazhdojë ky debat, janë pajtuar edhe opozita.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark