×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti takohet me Borrell: Djegia e veturave në veri duhet të dënohet nga të gjithë

    Insajderi
    03 November 2022 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti sot po merr pjesë në Samitin e Berlinit në Gjermani.

    Para se të nis ky Samit, Kurti është takuar me Josep Borrel, shef i Diplomacisë Evropiane, dhe Miroslav Lajçak, përfaqësues i dialogut Kosovë-Serbi, përcjell Insajderi.

    Gjatë këtij takimi, Kurti ka thënë se sulmet ndaj veturave të serbëve në veri duhet të dënohen nga të gjithë.

    “Para Samitit të sotëm u takova me Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak për të diskutuar Marrëveshjen Kornizë të përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera. Plaçkitja dhe djegia e veturave në veri të Kosovës është krim dhe duhet dënuar nga të gjithë”, ka shkruar Kurti në Tëitter. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark