×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti takon “kryefajdexhiun me letra” të Raiffeisen Bank

    Insajderi
    14 November 2022 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Kurti, kundërshtari i dikurshëm opozitar i veprimeve të sistemit bankar në Kosovë, u rrethua sot nga materialet promovuese të një prej bankave qe operon në vend.

    Ai mori pjesë dhe mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik të Vjenës. Dikur si opozitar shumë kritik ndaj tyre, Kurti sot u rrethua nga materialet e Raiffeisen Bank, përcjell Gazeta Insajderi.

    Të njëjtën foto e postoi vetë në llogarinë e tij ne Facebook.

    Po ashtu, njoftoj me mburrje se e ka takuar kryeshefin ekzekutiv të Raiffeisen Bank International, Johann Strobl. Kjo bankë austriake ka degën e saj në Kosovë, Raiffeisen Bank Kosovo.

    Kurti kur ishte opozitar fliste fjalë të rënda për akterët e sistemit bankar, përfshirë Raiffeisen Bank.

    Thoshte se janë fajdexhinj. I quante “fajdexhinj me letra”.

    Bankat komerciale janë sikur fajde me letra. Ato kanë përfituar jashtëligjshëm nga qytetarët nga qytetarët me normat e tyre të larta të interesit dhe të kamatës. Banka zhvillimore do të kishte fondin e saj. Përfaqësuesin e shoqatës së bankierëve dhe të BQK’së. për këto ka nevojë ajo bankë”, kishte deklaruar Kurti ne vitin 2019 si një opozitar në një nga emisionet në vend.

    Po ashtu një deklaratë të ngjashëm kishte bërë edhe në vitin 2015. I kishte quajtir bankat si “fajde me letër”

    Shkaku i varfërisë nuk gjendet te historia e popullit tonë, kultura e shoqërisë sonë apo natyra e vendit tonë. Qeverisjet neoliberale të pasluftës të orientuara në privatizim dhe asfalt po e bëjnë vendin tonë të pajetueshëm. Fundamentalistët e tregut të lirë e abortuan prodhimin vendor kurse bankat në Kosovë janë fajde me letra. Paratë e fondit të privatizimit, të fondit pensional si dhe depozitat bankare të bankave komerciale janë investuar jashtë vendit. Ekzodi i parasë patjetër që përcillet me ekzodin e njerëzve. Asfalti nuk hahet: 45% të varfër dhe 18% në varfëri të thellë nuk i kanë hall gropat nëpër rrugë, por ato në stomak. Modeli socialdemokrat, shteti zhvillimor i orientuar në prodhim dhe industrializimi i vendit janë zgjidhja. Pa fabrika nuk ka as ekonomi e as shoqëri”, kishte shkruar Kurti.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark