×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon një zyrtar të një instituti austriak, VV e promovon si drejtor

    Insajderi
    21 April 2017 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një takim i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me zyrtarin e institutit austriak “Karl Renner” Gerhard Marchl, u promovua si sukses nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Në njoftimin zyrtar të VV-së për këtë takim të deputetit Kurti në Austri, bëhej e ditur se Gerhard Marchl është drejtor i Institutit “Karl Renner”.

    “Sot, në Vjenë të Austrisë, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe Prof.Salih Salihu, u takuan me zyrtarët e lartë të socialdemokratëve austriakë, Znj.Ilia Dib, Sekretare Ndërkombëtare e SPÖ, dhe Dr.Gerhard Marchl, Drejtor i Institutit ‘Karl Renner’”, njoftonte VV përmes një komunikate.

    Mirëpo, zyrtarisht Marchl nuk është drejtor i Institutit “Karl Renner”. Siç njoftohet në faqen zyrtare të këtij instituti, Gerhard Marchl mban vetëm pozitën e drejtorit të Departamentit për Politika Evropiane.

    Pozitën e drejtoreshës së Institutit “Karl Renner” e mban Maria Maltschnig, raporton Insajderi.

    Për këtë ngatërrim, Lëvizjes Vetëvendosje i është tërhequr vërejtja edhe nga komentuesit në rrjetin social Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark