Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur dje në zyrë përfaqësuesit e kompanisë që ka kryer testimin e qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit, e cila është planifikuar të hapet për qarkullimin e automjeteve.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se rezultatet e matjeve kanë konfirmuar se ura e Ibrit ka kapacitet të mjaftueshëm mbajtës dhe mund të përdoret pa asnjë kufizim në ngarkesë.
“Uljet e Lejuara L/800 = (25.0*100/800) =31.2, kurse uljet max. të matura= 4.2 mm << 31.2mm. Nga këto krahasime rezulton se uljet e matura janë shumë herë më të vogla se ato të lejuara”, thuhet në njoftim.
Sipas ZKM’së për matjen e këtyre vlerave, janë përdorur pajisje elektronike të sofistikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.