×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti takon senatorin amerikan Menendez, e falënderon për mbështetjen aktive

    Insajderi
    18 February 2023 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi senatorin amerikan, Bob Menendez, të cilin, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, falënderoi për mbështetjen aktive të tij ndaj Kosovës në Senatin amerikan, raporton Insajderi.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Senatori amerikan Bob Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe fuqizimin e mëtejmë të tij”, shkruhet në njoftimin e ZKM-së.

    “Në takimin e mbajtur sot në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri Kurti e njoftoi senatorin për rezultatet e  deritanishme të qeverisë, me theks te sundimi i ligjit. Po ashtu e falënderoi senatorin Menendez për mbështetjen aktive të tij ndaj Kosovës në Senatin amerikan”.

    “Folën edhe për procesin e dialogut, raportin me Serbinë dhe propozimin evropian, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Menendez për qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konstruktivitetin e treguar përgjatë tërë procesit”, përfundon njoftimi./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark