×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti takon shefin e BE-së në Kosovë: Qeveria Hoti nuk është legjitime, për unitet duhet së pari zgjedhje

    Insajderi
    26 November 2020 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë dhe çështjën e zgjedhjes së presidentit.

    Me këtë rast, kryetari Kurti theksoi se është tejët e rëndësishme që presidenti i ri të zgjedhet pasi që të kenë folur qytetarët në një proces të ri demokratik zgjedhor.

    “Kjo për arsye se qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kur nuk kemi keqqeverisje është mosqeverisje. Kjo qeveri nuk është në gjendje ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”, ka thënë Kurti, njofton VV-ja.

    Me tutje Kurti bëri të ditur se agjenda evropiane e shtetit të Kosovës është e rëndësishme për zhvillim dhe avancim të shtetit të Kosovës.

    “Tani kur Kosova po përballet me pandeminë COVID-19 dhe ndikimi që ajo po ka në ekonomi, më së shumti kemi nevojë për politika zhvillimore dhe mbështetëse për qytetarët dhe bizneset në vend. Ndërsa, për dialogun Kosovë-Serbi është i domosdoshëm një fillim i ri që procesi të ketë kredibilitet. E për këtë, duhet të ndodh demokratizimi dhe evropianizimi i dialogut, zëvendësimi i qasjes transaksionale me atë transformuese dhe transatlantike”, ka theksuar Kurti.

    Ndërsa, ambassador Szunyog nënvizoi rëndësinë e funksionimit demokratik të institucioneve, një Kuvendi të aftë për të miratuar ligje, nevojën e vazhdimit të dialogut me Serbinë, dhe nevojën për avancimin dhe zbatimin e agjendës së MSA-së.

    Të dyja palët u pajtuan se është e nevojshme dhe e dobishme që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark