×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti teston internetin e ‘Valës’ në Zubin Potok dhe përmes kryesindikalistit të Telekomit iu çon mesazh prokurorëve: Mos ju shërbeni oligarkëve

    Insajderi
    12 March 2024 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin dhe zyrtarë të tjerë të Telekomit, kanë testuar internetin e ‘Valës’ në Çabër të Zubin Potokut.

    Gjatë këtij takimi Kurti e shfrytëzoi rastin ti lavdëron puntorët e Telekomit, dhe u tha se me parë janë paguar kompani private ndërsa sot iu po i kryeni këto punë.

    “140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut. U bë zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit, me kalimin në teknologjinë Ericsson nga ajo Alcatel. Për një montim të këtillë dikur paguheshin nga 7500 deri 8500 euro kompanive private gjersa të punësuarit e Telekomit nuk punonin. Tash, punëtorët e Telekomit instaluan edhe 15 stacione bazë të reja në veri, nga vetëm pesë sosh sa ishin më parë. Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga mbulimi dhe cilësia e shërbimit publik dhe jo thjesht nga përfitimi financiar vetjak. Komunikimet elektronike janë e drejtë dhe nevojë e qytetarëve të cilat Telekomi i Kosovës i bën mundësi dhe garanci për qytetarët. Vitet 2024 dhe 2025 janë vite të Kosovës 5G. Vala në çdo cep të shtetit, në çdo vend të Republikës”, ka shkruar Kurti.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti pati edhe një mesazh për prokurorët e gjyqtarët e Kosovës të cilin e dha përmes kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit.

    “Me kryeshefen e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetarët e Bordit dhe Sindikatës, Shpëtim Dobra dhe Lamih Balaj, drejtorin teknik, Halil Krasniqin, dhe inxhinierë e punëtorë të tjerë ishim sot në Çabër. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit pati një thirrje publike të veçantë për gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës: të jenë në shërbim të Republikës e të publikut dhe jo të oligarkëve që duan ta vazhdojnë rrjepjen dhe gjymtimin e Telekomit të Kosovës”, u shpreh Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark