×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tregon tri gjërat që e dallojnë Vetëvendosjen prej BE-së

    Insajderi
    07 August 2016 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se objektivat e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ato të partisë në të cilën ai është anëtar i kryesisë, Vetëvendosje, janë të dallueshme.

    Në një intervistë me portalin francez Politique Internationnale, ish-lideri i VV-së ka thënë se “për BE-në në Kosovë ekzistojnë tri fjalë kyçe: paqe, siguri, stabilitet”. Megjithatë, Kurti tha se Vetëvendosje i respekton këto parime të BE-së, miëpo ajo që partia më e madhe opozitare dëshiron, janë tri gjëra të tjera.

    “Vetëvendosje është ndryshimi i plotë i paradigmës. Ne kërkojmë tri gjëra: drejtësi, demokraci, zhvillim”, deklaroi Kurti, transmeton Insajderi.

    Më tej, Kurti tregoi arsyen se përse mendon që tri objektivat e Vetëvendosjes janë më të fuqishme se ato të BE-së.

    “Nuk jam kundër paqes, sigurisë ose stabilitetit; por e vetmja mënyrë për t’i realizuar këto qëllime është ta forcojmë drejtësinë, demokracinë, zhvillimin. Deri tani, për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin; bashkësia ndërkombëtare e ka toleruar korrupsionin e elitave politike kosovare, por besoj se populli është sot i gatshëm ta përmbytë këtë gjendje ekzistuese”, tha Kurti.

    Kurti gjithashtu tha se Vetëvendosje është duke u rritur si forcë politike në Kosovë, dhe se sipas tij, ajo tanimë qëndron si partia e dytë më e madhe në Kosovë pas Partisë Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark