×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti u bën thirrje të rinjve të moshës 16 deri në 24 vjeçare të shfrytëzojnë mundësitë për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim

    Insajderi
    11 August 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për të rinjtë nga mosha 16 deri në 24 vjeç që të aplikojnë për mundësitë e ofruara për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”.

    Në një video të shpërndarë në Facebook, Kurti theksoi se ky program ka mbështetur më shumë se 1200 të rinj gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë 60% vajza.

    Sektorët që ofrojnë mundësi janë të ndryshëm, nga shërbimet dhe shitjet me pakicë, te teknologjia e informacionit, marketingu, financat, bankat dhe shërbimi publik.

    Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, Kurti ftoi të rinjtë të vizitojnë faqen www.kosovogenu.com.

    “Ky program është një iniciativë e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me UNICEF-in dhe bizneset pjesëmarrëse në rrjetin CSR Kosova” tha Kurti.

    Në video, të rinjtë Ylza Kuraja dhe Albin Lahu ndanë përvojat e tyre pozitive dhe arritjet nga ky program.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark