×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti udhëton drejt Greqisë

    Insajderi
    24 October 2023 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Greqi këtë të martë.

    Ai, njofton Zyra e Kryeministrit, do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.

    Siç bëhet e ditur, gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale, por nuk është konfirmuar se për çfarë nivelesh bëhet fjalë.

    Vizitat e Kurtit në Greqi kanë qenë të shpeshta, krahasuar me vendet tjera. Hera e fundit që ai ishte atje është gushti i këtij viti.

    Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por për këtë pas shpeshtimit të vizitave dypalëshe, ka pasur paralajmërime se mund të ndodhë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark