Kurti: Unë nuk e kam nënshkruar planin evropian sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme - Insajderi
×
Insajderi

Kurti: Unë nuk e kam nënshkruar planin evropian sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme

Insajderi
27 February 2023 - 21:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas përfundimit të takimit, Albin Kurti tha se ka pranuar të nënshkruar tekstin e propozuar nga ndërmjetësuesit por sipas tij pala tjetër nuk ishte e gatshme.

“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme ta nënshkruaj. Unë kam shprehur gatishmëri ta nënshkruaj këtë tekst”, deklaroi Kurti, shkruan Insajderi.

Përmbajtja e këtij dokumenti pritet të publikohet së shpejti. Kurti tha që pret nga publiku që ta lexoj dhe ta kuptoj qartë këtë dokument.

“Propozimi i ka pesë fjali, është mirë që sa më shumë qytetarët ta lexojnë vet. Por edhe profesionistët e marrëdhënieve ndërkombëtare në mënyre që të bëhet një diskutim demokratik”, u shpreh ai.

I pyeturt për asociacionin Kurti tha se tashme jam përgjigjur.

“Ai është neni 10. Është fjalia e fundit. Unë për këtë gjë tashme jam përgjigjur”, tha Kurti duke iu shmangur përgjigjes./ Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark