×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kurti vesh fanellën e “Bad News Eagles” dhe përcjell lojën e tyre në turneun më të madh të CS:GO 

    Insajderi
    09 May 2022 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e përcjellur lojën e ekipit nga Kosova “Bad News Eagles” në turneun më të madh në botë për CS:GO.

    “Bad News Eagles” ka debutuar sot në ndeshjen e parë kundër ekipit turk “Eternal Fire” në turneun “PGL Antwerp Major 2022”.

    Kurti nëpërmjet llogarisë në Instagram ka ndarë dy fotografi nga ku shihet i veshur me fanellën e ekipit nga Kosova duke e përcjellur nga telefoni.

    “Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles”, ka shkruar Kurti në rrjetin social.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark