×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti viziton familjen e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë

    Insajderi
    15 September 2024 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë një vizitë familjes së të ndjerit Adem Mikullovci, në përvjetorin e katërt të vdekjes së aktorit të njohur.

    Kurti shprehu fjalët më të ngrohta për Mikullovcin dhe e përkujtoi si një figurë të rëndësishme në historinë e Kosovës.

    Kurti theksoi se Adem Mikullovci, pa u trembur nga përndjekjet e regjimit serb, ishte pjesëmarrës i Kuvendit që shpalli Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, dhe gjithmonë kontribuoi me zemër dhe vepra për çështjen kombëtare.

    Ai nënvizoi se Mikullovci diti të përdorte humorin për të kritikuar fenomenet negative në shoqëri, duke ironizuar kastën drejtuese dhe dukuritë negative si injoranca dhe lakmia në pushtet, gjithmonë me një buzëqeshje që përçonte mesazhe të rëndësishme për përparimin shoqëror.

    “Adem Mikullovci diti të bëjë humor shpotitës dhe ironik me fenomene të ndryshme negative të shoqërisë sonë, e sidomos të kastës drejtuese. Injoranca e lakmia në pushtet, prapambetja, ishin dukuri që i jepnin një tis trishtimi buzëqeshjes së artistit tonë të madh. Megjithatë buzëqeshja në fund triumfonte. Kjo ishte mënyra e tij për të kritikuar dhe për të kontribuar në përparimin tonë shoqëror. Ai ka qenë kontribues i madh edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si veprimtar e deputet”, shkruan Kurti në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark