×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti viziton një fabrikë çokollatash në Zvicër: Mërgata jonë sjell çokollata sa herë që vjen në Kosovë

    Insajderi
    25 May 2022 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të prodhimit të çokollatës “Läderach”.

    Duke shprehur kënaqësinë për vizitën, kryeministri Kurti ka thënë se zakonisht kur mërgata jonë e madhe vjen në Kosovë, i sjellë familjes çokollata zvicerane. Me çokollatën zvicerane mirëpritet secili në Kosovë, por edhe kudo tjetër, ka thënë kryeministri.

    Ai u ka bërë ftesë drejtuesve të fabrikës që të kenë parasysh hapjen e një dege të prodhimit të çokollatës edhe në Kosovë.

    Për shkak të diasporës sonë të madhe, posaçërisht në vendet gjermanofolëse Zvicër, Gjermani dhe Austri dhe dërgesave të tyre prej një miliard euro në vit, konsumi vendor është në shkallë të mirë, ka thënë kryeministri Kurti.

    Si faktorë të klimës së mirë për investime, ai ka potencuar indikatorët pozitivë ekonomikë, rritjen ekonomike impresive dyshifrore, si dhe punën drejt themelimit të Gjykatës Komerciale në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark