×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti-Vuçiq u pajtuan për “kapërcimin e trashëgimisë të së kaluarës”, Walker flet për Insajderin

    Insajderi
    03 March 2023 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Po të kishte dashur Serbia të tejkalonte trashëgiminë e së kaluarës do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës”.

    Kështu thotë ish-Shefi i Misionit Verifikues të Kosovës, William Walker, në një përgjigje për Insajderin pyetur rreth frazës në Preambulën e Plan-Propozimit të BE’së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku thuhet se  “Palët Kontraktuese […] zotohen […] për të kapërcyer/tejkaluar trashëgiminë e së kaluarës”, ndonëse thotë se ende nuk e ka lexuar tekstin e Plan-Propozimit në fjalë.

    “Nëse po flasim për të kaluarën deri në 1999, mendoj se është vështirë të tejkalohet/kapërcehet me fjalë dhe marrëveshje. Qeveria e Beogradit ka provuar t’i lëndojë dhe t’i vogëlojë për nga pesha shqiptarët e Kosovës. Nëse për këtë po flitet si ‘tejkalim i së shkuarës’ unë këtë e kam shumë të vështirë ta kuptoj. Nëse po flasim për të kaluarën pak më të afërt, këtë të viteve të fundit, kjo është më ndryshe […] por nuk jam shumë i sigurt qe e kuptoj këtë fjali ‘tejkalimi i trashëgimisë të së kaluarës’”, tha William Walker për Insajderin.

    Insajderi e pyeti ish-ambasadorin Walker se a mendon se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet pa u adresuar e kaluara dhe pa kërkimfalje të Serbisë, ai shprehet mosbesues se një gjë e tillë do të mund të ndodhte por se shton se “kjo do të ndihmonte shumë”.

    “Gjithçka që unë deri më sot kam dëgjuar më thotë që Serbia nuk do ta bëjë këtë [kërkimfalje]. Nëse Serbia do të dëshironte të kapërcente problemet e së kaluarës, ata do ta njihnin Kosovën. Kjo është themelore për çfarëdo marrëveshje. Kosova është komb. Komb tejet demokratik. Ka bërë punë të mirë për të dalë nga rrënojat e asaj çfarë Beograd i ka bërë, përfshirë luftën”.

    “Mendoj se kur Serbia të kishte kërkuar falje për atë çfarë kanë bërë deri atëherë [1999] por edhe çfarë ka vazhduar të bëjë, dhe e dyta, që shtetin fqinj ta njohin si shtet sovran. Kjo është çfarë duhet të jetë pjesë e çfarëdo marrëveshje finale”, tha William Walker.

    Walker megjithatë mendon se “ripajtimi” do të jetë tejet i gjatë dhe “relativisht i vështirë” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pikërisht për shkak të trashëgimisë të së kaluarës.

    “Përveç nëse Serbia nis të sillet njerëzisht. Të pranonte çfarë ka bërë”, thotë Walker teksa vlerëson se “ripajtimi do të jetë tejet i vështirë”.

    Por një gjë që e vërtetë që Beogradi duhet ta njohë, thotë Walker, “është e vërteta që kemi një shtet të ri që emrin e ka Republika e Kosovës”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark