×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurtit i vjen një thirrje urgjente nga organizatat ndërkombëtare për ligjin e propozuar për KPM-në

    Insajderi
    01 February 2024 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, ku i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të tërhiqet nga projektligji të cilin siç e cilëson AGK-ja po bëhet për “kontrollimin e mediave të shkruara”.

    Lidhur me ligjin e propozuar kanë reaguar edhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare dhe rajonale.

    Qendra Evropiane për shtyp dhe liri të medias i ka bërë thirrje urgjente zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta rishikojë këtë projektligj.

    Sipas ECPMF ky veprim është sulm i hapur ndaj lirisë së mediave në Kosovë.

    “Kërcënimi me gjoba deri në 40,000 euro paraqet rrezik ekzistencial, veçanërisht per mediat kritike. Ky projektligj përjetëson një qasje armiqësore të partisë në pushtet, duke sinjalizuar një përpjekje të vazhdueshme për të shtrënguar kontrollin mbi median”, thuhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark