×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurtit nuk i bëhet vonë për kritikat, lajmërohet nga organizimi i PSD-së në Zvicër

    Insajderi
    23 September 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht kritikave për përzierje në zgjedhjet e Zvicrës, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt shtetit helvetik.

    Ai sot mori pjesë në organizimin e Partisë Socialdemokrate zvicerane të mikut të tij Cedric Wermuth, që po mbahet në prag të zgjedhjeve atje.

    Kurti ka falënderuar Wermuthin për mundësinë që t’i flasë diasporës shqiptare atje.

    “Faleminderit Cedric Wermuth, Bashkëkryetar i Partisë Social Demokrate, për mundësinë për të folur me diasporën tonë. Diskutova progresin e Kosovës në fusha të tilla si ndihma për nënat e reja, bursat e studentëve dhe mbrojtja e tokës, reformat që e bëjnë atë më të barabartë dhe tërheqës për investime”, ka shkruar Kurti në platformën X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark