×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kusari e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i VV’së, Haki Abazi ka disa fjalë për të

    Insajderi
    03 May 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas deklarimit të u.d. të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarit për largimin e këtij të parit nga GP e VV-së në Kuvend.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, ai ka thënë se Kusari-Lila nuk është VV-ja dhe se nuk mund të komentojë largimin e tij pa parë vendimin.

    “Nuk e di kush ka marrë vendim. Shefja nuk është VV. Nuk mundem me fole, se nuk e di saktësisht kush ka votu për largimin tim. Por, pa e pa vendimin nuk e di çka të them”, deklaroi ndër të tjera Abazi për Insajderin.

    Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

    Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark