×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kusari-Lila akuzon SBASHK-un se linçoi Avokatin e Popullit

    Insajderi
    22 September 2022 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka kritikuar ashpër Sindikatën e Arsimit për mbajtjen e grevës, shkruan Insajderi.

    Kusari-Lila komentoi edhe përfshirjen e Avokatit të Popullit si ndërmjetësues për diskutimin mes Qeverisë e SBASHK-ut. Kjo e fundit u shpreh që sindikata e ka linçuar institucionin e Avokatit të Popullit.

    “Procesi skajshmërish është politizuar edhe kjo u vërejt kur Sindikata e Bashkuar përgjigjet se involvimi i Avokatit të Popullit u përshkrua me siç e përshkuan ata është një institucion që ka hyrë në rrugën e shantazhit për t’i përçarë sindikatat. A e din kur është zgjedhur avokati i Popullit, nuk është zgjedhur nga kjo pozitë as nga kjo qeveri. Avokati i Popullit është aty për disa vite dhe është institucioni që i takon të jetë ndërmjetës tash po e linçojmë Avokatin e Popullit, nuk e ka bë qeveria e bëri Sindikata. Në të kundërtën për të tregu edhe më shumë. Erdhën me tri kërkesa të reja. Të tirja e kanë burimin nga ajo ofertë që iu ka bë qeveria…”, deklaroi ajo përcjell Insajderi.

    Në media u raportua se SBASHK është tërhequr nga kërkesa prej 100 eurove. Një informacion të tillë e ka demantuar kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për Insajderin.

    “Nuk është e vërtete po flas si kryetar i Këshillit Grevist i BSPK-së, as SBASHK e as Shërbyesit Civil nga komunikimi me ta madje kam vizituar kolegët kanë bërë letër kthyese avokatit te popullit. Jam habitur nga njëfarë emocioni një deklarim ku thotë se do të ketë marrëveshje, nuk kishim as telefonat e as informate zyrtare, thjesht mediat e kane lexuar gabim, SBASHK-u është në takim me kryetarët komunal, një version është keqkuptuar”, tha Jasharaj për Insajderin.

    Ndërkohë, diskutimi mbi grevën në arsim është duke vazhduar në Seancën e Kuvendit të Kosovës.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark