×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila akuzon Serbinë për sulmin: S’ka ndryshuar, ka mbetur ajo e Millosheviqit

    Insajderi
    28 September 2023 - 11:58

    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka akuzuar Serbinë për organizimin e sulmit në Banjskë të Zveçanit. Sipas saj, plani ishte i organizuar nga Serbia duke theksuar se Beogradi  dëshiron një të ri në Kosovë

    E për sulmin nga një grup i terroristeve serb ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, Kusari-Lila tha se kanë pasur informacione më herët nga organet e sigurisë dhe inteligjencës.

    “E diela që lamë pas shpërfaqi një plan të organizuar dhe të dirixhuar direkt nga Beogradi për të ndezur zjarrin e një konflikti të ri në Kosovë. Asnjë fakt nuk çon në një përfundim tjetër. Prej mjeteve logjistike, ushtarake, raportimit të armatimit e tëra ishte skenar I përgatitur në Kapet e trajtimit të Serbisë , për të cilat autoritete e sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë kanë muaj që kanë paralajmëruar”, tha ajo.

    Deputetja e VV-së, tha se u tregua se Serbia nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur ajo e Millosheviqit.

    “U tregua qartë se Serbia as nuk ka ndryshuar e as nuk e fsheh faktin që ka mbetur Serbia e Millosheviqit vetëm se ndikimin e ka më të vogël dhe fushëveprimin e ka më të ngushtuar”, tha ajo.

    Ajo tutje në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së shprehu ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark