×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit

    Insajderi
    04 August 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e grupit parlamentin të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dorëzuar kallzim penal ndaj ish Nënkryetarit të Kuvendit, ish deputetit dhe zyrtarit  të Listës Serbe, Slavko Simiq.

    Kusari-Lila këtë e ka bërë pas publikimit të inçizimeve.

    “Inçizimi dhe publikimi i inçizimit të jashtëligjshëm nga ish Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, shpërndarja e tyre me interpretime dhe ndërhyrje, nuk e kanë qëllimin as informimin e drejtë, as ndonjë parim tjetër. Ato janë akte penale në njërën anë, dhe aktivitete dizinfomuese nga ana tjetër”.

    Këtë Kusari-Lila e ka quajtur si përfitim material dhe partiak.

    “Përveç jashtëligjshmërisë së inçizimit, pastaj përcjelljes për përfitim material dhe personal, partiak, me qëllim denigrimin e tjetrit për shkak të detyrës që mban, sekuencat kohore të materialit janë ndryshuar e materiali është manipuluar”, u shpreh Kusari-Lila.  

    Sipas saj, Slavko ka deformuar edhe përmbajtjen.

    “Nuk i ka mjaftuar inçizimi, kjo vepër e rëndë penale por kanë vijuar dhe me deformimin e përmbajtjes. Gjuha me qëllim nxitjen e urrejtjes, mosdurimit dhe denigrimit të tjetrit  e përdorur gjatë komentimit të materialit, ka nxitur kërcënimet ndaj meje nga persona të caktuar. Edhe ato janë paraqitur tek autoritetet relevante.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark