×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari-Lila: Kriminelët duhet të ballafaqohen me drejtësinë

    Insajderi
    29 May 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas sulmeve ndaj KFOR-it si dhe ndaj gazetarëve nga protestuesit serbë në Zveçan dhe Zubin Potok.

    Kusari-Lila i quajti këto sulme veprime të rënda të cilat cenojnë jo vetëm sigurinë por edhe “tregojnë qëllimin që vie nga libri i njejtë i udhëzimeve nga Beogradi”.

    “Të njejtat sulme dhe vepra muaj dhe javë më parë, u bënë ndaj qytetarëve të komunitetit serb nëse bandat e Vuqiqit dyshonin se ata pranojnë shtetin e Kosovës, apo bashkëpunojnë me institucionet e vendit. Këto vepra duhet dënuar nga të gjithë ndërsa kriminelët duhet të ballafaqohen me drejtësinë”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

    Tutje ajo tha se këto vepra duhen dënuar dhe kriminelët duhet të ballafaqohen me drejtësinë që jeta dhe qetësia të kthehen në normalitet në këto komuna.

    Kusari Lila u shpreh mirënjohëse ndaj gazetarëve, Policisë dhe KFOR-it.

    “Mirënjohëse pafund për të gjithë gazetarët dhe mediat të cilat përkundër rrezikut sot qëndruan në krye të detyrës duke raportuar për ngjarjet në veri me profesionalizëm dhe dedikim për informimin e drejtë. Mirënjohëse ndaj Policisë së Kosovës dhe misionit të KFOR-it për dedikimin dhe profesionalizmin e tyre për të siguruar paqen dhe qetësinë.”, shkroi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark