×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari-Lila pas kidnapimit të policëve: Shtrirje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë

    Insajderi
    14 June 2023 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës nga policia serbe.

    Kusari-Lila tha se kjo është shtrirje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë, pas ngjarjeve të fundit në veri.

    Ajo gjithashtu ka kërkuar reagim nga komuniteti ndërkombëtar.

    “Tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer sot brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Kjo është një shtrirje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë pas ngjarjeve në veri. Vetëm agresori në këto ngjarje të dhunshme banon në Beograd dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë në përputhje me rrethanat”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark