×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Kusari-Lila: Të enjten seanca e fundit për këtë sesion

    Insajderi
    01 August 2022 - 14:55

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen edhe dy herë gjatë kësaj vere, para se të shkojnë në pushime. Seanca e fundit për këtë sesion është paralajmëruar të mbahet të enjten.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila bëri të ditur se deputetët të mërkurën do të mblidhen për të vazhduar trajtimin e pikave të papërfunduara, ndërsa të enjten do të mbahet seancë e re parlamentare.

    Në seancën e re të radhës pritet të shqyrtohet edhe propozim-vendimi i qeverisë për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike.

    “Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit u mor vendimi që vazhdimi i trajtimit të pikave të papërfunduara nga seancat e javës së kaluar dhe një javë më parë, është caktuar për të mërkurën në orën 13:00. Gjithashtu seancë e re e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten prej orës 10:00, kjo edhe shënon seancën e fundit të këtij sesioni pranveror, potencialisht mundet me qenë edhe vazhdimi, një ditë pas, por që nuk do të ketë seancë të re për sesionin pranveror. Ndërsa, pikat që do të trajtohen në seancën e re të Kuvendit, më katër gusht, përveç pikave të zakonshme dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës, do të trajtohet propozim vendimi i qeverisë për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike”, tha Kusari-Lila.

    Po ashtu në seancën e së enjtes në shqyrtim do të jenë edhe 20 projektligje të reja, derisa është e paraparë të mbahet edhe interpelancë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”, kërkesë kjo e GP të AAK-së.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark