×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kusari-Lila tregon ku dallojnë përgjimet e fundit me ato të “Prontos”

    Insajderi
    12 July 2023 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka shumë dallim në mes përgjimeve ku është përfshirë ajo, dhe asaj “Pronto” disa vite më parë.

    Sipas Kusari-Lilës, përgjimet  e “Prontos”, kanë qenë të autorizuara, pasi janë bërë nga vetë Prokuroria e shtetit.

    ”Ndërkaq në këto përgjime kemi të bëjmë incizim në formë shantazhi. Unë do të ushtroj padi ndaj Simiqit, por edhe ndaj Berat Buzhalës”, ka thënë DPT te Fidani.

    Ajo ka thënë se përgjimet kanë qenë të edituara, duke thënë se ka pasur edhe elemente kur ia ka treguar derën Simiqit.

    Tutje, ajo ka deklaruar se “kush mendon se ka ardhur dita e gjykimit për mua dhe Vetëvendosjen gabon”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark