×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kusari- Lila tregon se a do të përfshihen veteranët në Ligjin për Pagën Minimale

    Insajderi
    25 July 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari- Lila ka theksuar se këtë javë do të jenë dy seanca.

    Sipas saj, të enjten do të jetë vazhdimi i seancës së kaluar, derisa shtoi se edhe të premten do të ketë një seancë të re, dhe do të jetë seanca e fundit për këtë sesion pranveror.

    Kusari- Lila ka folur për veteranët e luftës së UCK-së, të cilët nuk janë përfshirë në pagën minimale.

    Ajo tha se këtë ndarje nuk e ka bërë Qeveria Kurti, por një gjë e tillë është bërë në vitin 2017.

    Shefja e GP të VV-së ka folur edhe për kërcënimin që kanë bërë veteranët nëse nuk do të përfshihen në pagën minimale, duke shtuar se duan të kenë raporte të mira me ta dhe të bëjnë siç tha ajo, zgjidhje të dinjitetshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark