×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari për ligjin lidhur me KPM-në: Me 40 mijë euro gjobë krejt mediat i mbyll

    Insajderi
    01 February 2024 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, ku i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të tërhiqet nga projektligji të cilin siç e cilëson AGK-ja po bëhet për “kontrollimin e mediave të shkruara”.

    Lidhur me ligjin e propozuar kanë reaguar edhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare dhe rajonale duke kërkuar të njëjten gjë nga Qeveria.

    Juristja e medieve, Flutura Kusari tha se gjoba e paraparë prej 40 mijë eurosh e mbyll çdo media që mund të dënohet.

    “Me 40 mijë euro gjobë krejt mediat i mbyll, merre portalin më të lexuar ose shikuar, me këto gjobë ia vnon drynin. Qajo mundësi mund të bëhet. Nuk duhet një organ administraitv të tregojë a ka shkelje apo nuk ka”, tha ajo.

    Kusari e përmendi edhe Shqipërinë, ku, sipas saj, kishte tendencë të ngjashme nga pushteti atje që t’i kontrollojë mediet.

    “Janë situata të rralla, nuk kam qejf me i përmendë shtetet të cilat e kanë sistemin e tillë, megjithatë te ne ka liri të mediave. Ai krahasim është nënçmim për shtetin tonë. Në Shqipëri kam shku me protestu para kuvendit, na është dashtë tri vjet me ndalë, Rama nuk dorëzohet lehtë, nuk e ka gjetë mbështetjen në asnjë institucion”, tha ajo në Debat Plus.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark