Tashmë janë publikuar numrat se si do të dukej tabela e Premier Ligë këtë sezon nëse nuk do të kishte VAR.
Të 20 klubet e elitës së futbollit anglez do të votojnë muajin e ardhshëm nëse do ta mbajnë VAR-in në fuqi apo do ta largojnë atë pas një sezoni tjetër vendimesh të diskutueshme të gjyqtarëve dhe kërkim faljeve që u shpërndanë nga PGMOL, raporton The Sun.
Nëse nuk do të kishte pasur VAR këtë sezon, atëherë do të kishte pasur shumë lëvizje midis klubeve dhe renditjes së tyre përfundimtare, me Newcastle një nga ekipet që do të kishte qenë më keq.
Duke analizuar çdo ndërhyrje të VAR-it në ndeshjet e Ligës Premier gjatë sezonit, është zbuluar se Newcastle do të kishte përfunduar në nivel pikësh me Chelsean, por diferenca e tyre më e mirë e golave do t’i kishte ngjitur ata në vendin e gjashtë.
Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjeve të shumta të VAR-it këtë sezon, nuk do të kishte asnjë ndryshim në pozicionet përfundimtare të top pesëshes së Ligës Premier.
Man City do të kishte vazhduar të mposhtte Arsenalin drejt titullit dhe të regjistronte një trofe të katërt radhazi në ligën e parë, ndërsa Liverpool dhe Aston Villa do të kishin mbetur respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.
Sidoqoftë, Arsenali do të ishte një pikë më afër Cityt, gjë që mund të kishte bërë një fund edhe më të dramatik. /Telegrafi/