×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kush don punon, kush jo e qes”, punëtorëve të QKTGJK-së nuk iu dalin shtesat për dy muaj- thonë se u kërcënuan nga drejtoresha

    Insajderi
    04 May 2023 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Punëtorët shëndetësor të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut tash e dy muaj nuk i kanë marrë pagat shtesë për kujdestari dhe për punën në terren.

    Punonjës në këtë qendër janë shprehur për Insajderin të shqetësuar lidhur me mos ekzekutimin e këtyre pagave.

    Ata kanë thënë se nuk janë njoftuar ende se përse nuk iu kanë dalë rrogat shtesë. Njëra nga punonjëset shëndetësore në kushte anonime ka thënë se edhe janë kërcënuar nga drejtoresha e kësaj qendre, Bukurije Zhubi pasi e kanë pyetur për këto shtesa.

    Mujin e kaluar kemi kërkuar informatë nga drejtoresha..menzi na ka pranu në zyrë, edhe na ka thënë: kush don punon kush jo, e qes prej pune dmth kërcënim“, tha ajo për Insajderin.

    Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi, ka mohuar pretendimet e punëtorëve të kësaj qendre.

    Pretendimet se punëtorët e QKKTGJ-së janë kërcënuar me largim nga puna, janë të pavërteta“, tha Zhubi për Insajderin.

    Lidhur me mosekzekutimin e këtyre shtesave, Gazeta Insajderi ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë. Zëdhënësi për media në këtë institucion, Faik Hoti tha se është vetëm gabim teknik për shkak të kërkesave të shumta.

    Reforma e re në Administratën Publike, në veçanti Ligji për paga që nga hyrja në fuqi paraqet sfide në zbatim brenda një kohë të shkurtër. MSH dhe organizatat tjera buxhetore, i kanë adresuar kërkesat e tyre në përputhje me ligjin, mirëpo, numri i kërkesave është enormë dhe gjatë procesimit të kërkesave ka mundur te ketë edhe lëshime teknike, por që në këtë rast edhe QKKTGj ka adresuar kërkesat në kohë lidhur me çështjen në fjalë“, tha Hoti për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark