×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Kush e ka publiku, marre i koft”, Fero reagon pasi i doli pa leje diss-i ndaj Unikkatilit

    Insajderi
    05 October 2022 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prej disa ditësh, në rrjete sociale po qarkullon një kengë e papublikuar e Feros.

    Fjala është per diss-in ndaj Unikatil dhe ”TBA” ka mundësi të jetë krijuar përgjatë kohës sa reperi kishte përplasje të forta publike me reperin dhe grupin e njohur.

    Fero më pas vendosi ta mbyll këtë kapitull dhe zgjodhi që këngën mos ta publikojë kurrë, por kënga ka qarkulluar në rrjet detaj ky që nuk i pëlqeu ati.

    Nga Dubai i cili është në pushim me Arbenitën , Fero ka thënë fjalën e tij.

    “Kushdo që e ka publikuar atë diss, marrë i qoftë, nuk është dashtë. Se unë vetë se kom publiku, e pata qit BMË u kon e lehtë. Thojsha që najsen, pastaj i lëshoj Hiroshimat e tjera. Mbi të gjitha, ju kërkoj faqeve mos me postu se ai është kapitull që ka kaluar. Mbreti i hiphopit”, është shprehur ai në postimin e bërë.

    Kënga e papublikuar pa leje ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark