×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kush e rrethoi sot Komunën e Zubin Potokut? – deklarohet për Insajderin kryetari i sapozgjedhur

    Insajderi
    04 May 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot agjencia e lajmeve “KosovaPress” ka raportuar duke u thirrur në burime se strukturat paralele ilegale serbe kanë filluar përgatitjen për të penguar qasjen në objektin e Komunës së Zubin Potokut, ku pritet të betohet kryetari i ri, Izmir Zeqiri. Këtë e ka mohuar në tërësi kryetari i sapozgjedhur.

    Zeqiri i tha Insajderin se në afërsi të komunës është duke u punuar, përkatësisht që një kompani private e ka rrethuar atë pjesë.

    E vërteta qëndron kështu, nga organet e sigurisë kanë konfirmuar se aty është duke u punuar në një rrethrrotullim që ndodhet afër komunës sepse ka pasur prishje të rrugës dhe tanimë një firmë private e ka rrethuar vendin dhe janë duke punuar, pjesë e cilat ndodhet pranë dyerve të komunës. Nuk ka të bëjë kjo me politikën apo organizimet tona“, tha ai për Insajderin.

    Kujtojmë që deri më 28 maj, kryetarët e rinj të katër komunave në Veri, kanë afat të japin betimin, në të kundërtën e humbasin mandatin.

    E ceremoninë e betimit si kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeiqir pritet ta kryej javën e ardhshme.

    “Jo ne akoma nuk e kemi caktuar datën as vendin mirëpo jemi në organizim e sipër që javën tjetër sigurisht do të informoheni se kur do të kryhet kjo ceremoni”, u shpreh ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark