×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “As nuk frikësohem e as nuk shantazhohem” – reagon Nura pas lajmit se u kërcënua me publikimin e një videoje

    Insajderi
    01 February 2024 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas arrestimit të një personi që po dyshohet se e kërcënoi atë, shkruan Insajderi.

    Ai përmes një reagimi në Facebook, mes tjerash shkruan “Zotohem para jush se as nuk frikësohem e as nuk shantazhohem kundrejt askujt!”.

    “Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!”, tha i pari i Skenderajt.

    “Duke iu besuar organeve të drejtësisë, të cilat janë të thirrura të zbardhin gjithçka, dhe çfardo tjetër lidhur me këtë proces – tashmë të filluar, zotohem para jush se as nuk frikësohem e as nuk shantazhohem kundrejt askujt!”, shkroi ai.

    Rasti i Nurës është konfirmuar edhe nga policia , ku mes tjerash bëhet me dije që shantazhuesit kërkonte para për mos publikimin e një video.

    “SHANTAZH Skenderaj / 10.01.2024 – 14:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet me dije nga Policia.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark